Sport

Situatë dramatike te Barcelona, klubi katalanas ka arritur në pikën ku duhet kursyer edhe… energjia elektrike

6 Shtator 2021, 20:10 Nga DOSJA
Situatë dramatike te Barcelona, klubi katalanas ka arritur në

SPANJË-Situata financiare te Barcelona është dramatike. Pothuajse mbi 1 miliardë euro borxhe e ka ulur klubin e Barcelonës në trotuar, të detyruar të largojnë edhe një yll si Lionel Messi, madje të kërkojnë nga lojtarët të shkurtojnë pagat e tyre.Për pjesën tjetër, klubi katalanas po bën gjithçka për të ulur kostot, edhe duke kursyer energjinë elektrike.

Është Sergio Aguero ai që shpjegon se në çfarë pike ka arritur klubi, sulmuesi argjentinas shpjegon se dritat në fushat e stërvitjes ndizen jo më herët se gjysmë ore pas fillimit të seancës stërvitore.

Muajin e kaluar ishte vetë presidenti, Joan Laporta, ai që sqaroi situatën në të cilën ndodhet klubi pas viteve të menaxhimit të Bartomeut. “Që nga 21 marsi i vitit 2021, borxhi ishte 1.35 miliardë euro – tha ai në një konferencë për shtyp -. Ne kemi trashëguar një gjendje dramatike. Unë mendoj se në disa vjet ne do të jemi në gjendje të shlyejmë llogaritë dhe të përmirësojmë situatën .Ne ​​nuk jemi aspak të frikësuar “. Që nga ai moment, shpresat për ta parë Messin përsëri në Barcelonë u shuan përfundimisht.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona spanje barcelona spanje

Sondazh

Poll