Sport

VIDEO/ Shpresat e Alban Bushit nuk japin… “shpresë”, Shqipëria U-21 shkërmoqet ndaj Çekisë

6 Shtator 2021, 18:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Shpresat e Alban Bushit nuk japin… “shpresë”,

ÇEKI– Shqipëria U-21 zhgënjen ndaj Republikës Çeke në raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit 2023. Kuqezinjtë e vegjël janë mposhtur me shifrat 4-0.Një ndeshje pa shumë histori kjo për skuadrën tonë, që e pa veten në disavantazh që në minutat e para. Ostrak në minutën e 6′, Fila 13′ dhe Danek në minutën e 32′ mbyllën pjesën e parë me shifrat 3-0.

Fraksioni i dytë i lojës nuk solli reagimin e pritur nga ekipi ynë kombëtar, që nuk arrin dot të tundë rrjetën e rivalëve. Në momentin kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Sulc ndëshkon përsëri portën e Alias dhe mbyll përfundimisht historinë e kësaj sfide.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban bushi shqiperia alban bushi shqiperia

Sondazh

Poll