Sport

Deschamps ‘kujtohet’ për 31-vjeçarin Ben Yedder, e thërret te Franca

6 Shtator 2021, 17:14 Nga DOSJA
Deschamps ‘kujtohet’ për 31-vjeçarin Ben Yedder, e

FRANCE – Për të kompensuar një tërheqje të mundshme të Kingsley Coman, i cili ankohet për një dëmtim muskulor, Wissam Ben Yedder është thirrur nga Didier Deschamps, në prag të ndeshjes së Francës kundër Finlandës, të martën (20:45).

Viktimë e një “problemi muskulor”, Kingsley Coman është i pasigurt për ndeshjen e “gjelave” për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, të martën (20:45) kundër Finlandës në “Groupama Stadium”.

“Ai duhet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore,”- tha Didier Deschamps në një konferencë shtypi të hënën, para se të njoftonte se kishte thërritur një lojtar si përforcim, në pritje të një tërheqjeje të mundshme të lojtarit të Bayern Munich.

“Unë u kujtova Wissam (Ben Yedder), i cili do të na bashkohet këtë mbrëmje, duke pritur për të parë situatën e Kingsley”,- deklaroi trajneri francez. Më herët, nga kombëtarja e Francës është larguar edhe sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport didier deschamps kingsley coman kylian mbappe wissam ben yedder didier deschamps kingsley coman kylian mbappe wissam ben yedder

Sondazh

Poll