Sport

I zuri vendin Agnellit tek ECA, Al-Khelaifi “thumbon” krijuesit e Super League: Ata tregojnë përralla dhe dështim

6 Shtator 2021, 17:55 Nga DOSJA
I zuri vendin Agnellit tek ECA, Al-Khelaifi “thumbon” krijuesit e

EUROPË-Presidenti i PSG, Al-Khelaifi mori postin e lënë bosh nga Andrea Agnelli, hapi Asamblenë e 26-të të ECA, organi që përfaqëson klubet e futbollit në nivel europian, përveç “rebelëve” Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, të cilëve nuk u kursen ironitë. “Nuk do të flas për Super League-n sepse nuk më pëlqen të përqendrohem tek ata që tregojnë përralla dhe dështime. Ata që u përpoqën të na ndajnë kanë dështuar.”

“Ndjej një shpresë të përtërirë për organizatën tonë dhe për familjen evropiane të futbollit. është një nder të jesh president i ECA dhe jam këtu për të përfaqësuar çdo anëtar të vetëm. Për të përballuar sfidat e futbollit të sotëm, ECA duhet të evoluojë me një objektiv më të fortë – shpjegoi presidenti i PSG -.

Kohët e fundit, disa njerëz janë përpjekur të na ndajnë, ata u përpoqën të na bëjnë më të dobët. Ata dështuan. Ata arritën të kundërtën: ata na bashkuan dhe ne jemi më të fortë. Unë kam besim, e ardhmja e futbollit europian nuk mund të jetë më e ndritur “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport agnelli al-khelaifi psg super league agnelli al-khelaifi psg super league

Sondazh

Poll