Sport

Lajmi nga Amerika e Jugut shqetëson Juventusin, mesfushori dëmtohet dhe rrezikon sfidën me Napolin në fundjavë

6 Shtator 2021, 17:14 Nga DOSJA
Lajmi nga Amerika e Jugut shqetëson Juventusin, mesfushori dëmtohet

URUGUAJI- Dëmtim për Rodrigo Bentancur. Futbollisti i Juventusit ishtë në takimin mes Uruguajit dhe Bolivisë, takim për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022, që përfundoi me shifrat 4-2. Mesfushori bardhezi pësoi një goditje në krahë që e detyroi të braktiste fushën në minutën e 46′.

Një dëmtim i tillë ka shqetësuar Juventusin që ditën e dielë do të luajë ndaj Napolit për javën e tretë të kampionatit. Ramsey,Arthur janë mungesat e sigurta dhe nëse Bentancur nuk do të jetë gati për sfidën e së dielës, atëherë skuadra torineze do të jetë në telashe.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bentancur juventus uruguaji bentancur juventus uruguaji

Sondazh

Poll