Aktualitet

Grabitja e “Audi Q7”-s në Lezhë, policia jep njoftimin zyrtar: Autorët e armatosur ishin me BMW

6 Shtator 2021, 14:53 Nga DOSJA
Grabitja e “Audi Q7”-s në Lezhë, policia jep njoftimin

LEZHË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë natës së kaluar në Milot. Sipas njoftimit zyrtar, policia bën me dije se grabitësit kanë qenë duke udhëtuar me një mjet të llojit “BMW”, dhe i kanë bërë me shenjë dy qytetarëve nga Kosova që të ndalonin dhe të zbrisnin nga makina, më pas u kanë marrë mjetin “Audi Q7” dhe janë larguar.

Njoftimi i policisë: Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW”, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A., 21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Deri më tani nuk bëhet me dije nëse ka të arrestuar për ngjarjen në fjalë, por policia ka shoqëruar disa banorë të zonës që mund të kenë qenë dëshmitarë të grabitjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet kosovari ne lezhe grabitet kosovari ne lezhe

Sondazh

Poll