Aktualitet

Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen katër persona, dërgohen në spital

6 Shtator 2021, 14:30 Nga DOSJA
Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen katër persona,

ELBASAN– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, rreth orës 15:30 në fshatin Bishqem.

Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tjetër me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Për pasojë janë plagosur dy pasagjerë që po udhëtonin në makinën me drejtues nga Maqedonia e Veriut. Edhe dy drejtuesit e mjeteve të tjerë kanë marrë dëme gjithashtu.

Të katërt janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.  Paraprakisht raportohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll