Aktualitet

Si ndodhi grabitja e Q7-s në Lezhë? 27-vjeçari po kthehej nga Mali i Zi, të armatosurit i prenë rrugën në Milot, njëri k

6 Shtator 2021, 14:15 Nga DOSJA
Si ndodhi grabitja e Q7-s në Lezhë? 27-vjeçari po kthehej nga

LEZHË– Meriton Ahmetaj, 27-vjeçari që iu grabit mjeti i llojit “Audi Q7” një natë më parë ka qenë duke udhëtuar në aksin Milot-Lezhë, teksa kthehej nga Mali i Zi, në momentin që hajdutët i prenë rrugën, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar.

Një nga makinat e grabitësve ka pasur dhe fenelina policie dhe në zonën e Milotit ka ulur shpejtësinë, pasi ka menduar se bëhej fjalë për autoritetet policore. Pasi Ahmetaj ka ulur shpejtësinë, makina tjetër e grabitësve e ka parakaluar dhe i ka dalë përpara. Të gjashtë, të armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje 27-vjeçarit që të zbriste nga mjeit dhe ai është bindur.

Grabitësit janë larguar me makinën e tij, ndërsa i riu nga Kosova e ka denoncuar ngjarjen në komisariatin e policisë Laç. Deri më tani nuk bëhet me dije nëse ka të arrestuar për ngjarjen në fjalë, por policia ka shoqëruar disa banorë të zonës që mund të kenë qenë dëshmitarë të grabitjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet kosovari ne lezhe grabitet kosovari ne lezhe

Sondazh

Poll