Aktualitet

Grabitje në Lezhë! 6 persona me kallashnikov i marrin ‘Audi Q7’-n qytetarit nga Kosova, e ndalojnë me BMW-në me fenelina

6 Shtator 2021, 13:59 Nga DOSJA
Grabitje në Lezhë! 6 persona me kallashnikov i marrin ‘Audi

LEZHË– Dy qytetarë nga Kosova janë terrorizuar një natë më parë nga gjashtë persona të armatosur me kallashnikovë. Mësohet se Meriton Ahmetaj, 27-vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, Kosovë ka qenë duke u kthye nga Mali i Zi bashkë me pasagjerin F.M., 21 vjeç, teksa në aksin Milot-Lezhë u është bërë pritë nga dy makina. Grabitësit ishin vendosur në dy pika kyçe ku të kishin mundësi të bllokonin mjetin luksoz.

Në një prej makinave, e llojit “BMW” me fenelina policie ndodheshin tre prej tyre që dhanë dhe sinjalin të parët. Duke menduar se bëhej fjalë për policinë, Ahmetaj uli shpejtësinë dhe hapi krahun. Në këtë moment, pranë “Audi Q 7”-s është sfruar makina me tre grabitësit e tjerë.

Të gjashtë i kanë rrethuar dy të rinjtë nga Kosova dhe nën kërcënimin e kallashnikovit u kanë kërkuar që të dilnin nga mjeti.

“Zbrisni se ju vramë,”– kanë qenë fjalët që kanë bërë që Ahmtaj dhe shoku i tij të dorëzoheshin. Me duart lart, të rinjtë nga Kosova kanë zbritur nga makina dhe u kanë dorëzuar çelësat grabitësve.

Këta të fundit marrë mjetin “Audi Q7” dhe janë larguar, ndërsa dy kosovarët janë drejtuar për në komisariatin e policisë në Kurbin dhe kanë bërë kallëzimin për vjedhjen e makinës. Deri më tani nuk bëhet me dije nëse ka të arrestuar për ngjarjen në fjalë, por policia ka shoqëruar disa banorë të zonës që mund të kenë qenë dëshmitarë të grabitjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet kosovari ne lezhe grabitet kosovari ne lezhe

Sondazh

Poll