Aktualitet

Skandali me mbetjet në Fushë-Krujë/ Banorët i dërguan letër Kryetarit të Bashkisë, ende nuk është ndërmarrë asnjë v

6 Shtator 2021, 12:44 Nga DOSJA
Skandali me mbetjet në Fushë-Krujë/ Banorët i dërguan

FUSHË- KRUJË– Banorët e fshatit Halilaj të Fushë-Krujës janë shprehur të shqetësuar lidhur me problemin e mbetjeve urbane të cilat transportohen pranë banesave të tyre që prej vitit 2002.

Fshati Halilaj ka shërbyer si vendgrumbullim për mbetjet urbane, ndërsa banorët shpesh herë janë ankuar për aromën e keqe dhe për ndotjen që po i bëhet mjedisit ku ata jetojnë.

Banorët e fshatit janë ankuar edhe herë të tjera duke u prononcuar për Fax News edhe për një letër që i kishin dërguar Kryetarit të bashkisë Artur Bushit ku i kërkonin të gjente një zgjidhje për problemin e mbetjeve.

Ndërkohë siç duket edhe kjo letër e dërguar ndaj kryetarit të bashkisë nuk ka arritur të ndikojë mjaftueshëm në mënyrë që të ndërmerren veprime për zgjidhjen e problemit të banorëve, pasi edhe ditën e sotme, pra rreth 1 muaj më pas, akoma nuk ka pasur akte konkrete.

Marre nga Faxnews

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbetjet ne fushe kruje mbetjet ne fushe kruje

Sondazh

Poll