Aktualitet

Helmohen qentë në Kukës, kafshët e gjora ngordhin dhe lihen rrugëve

6 Shtator 2021, 13:28 Nga DOSJA
Helmohen qentë në Kukës, kafshët e gjora ngordhin dhe lihen

KUKËS– Qentë endacakë janë helmuar në Kukës dhe janë lënë të ngordhin në rrugë. Dosja.al ka siguruar foto nga kafshët e gjora, të cilat shihen se janë lënë ashtu të ngordhura në rrugë.

Banorët e zonës kanë disa ditë që ndeshen me imazhe të tilla, që përveçse tregojnë fatkeqësinë e katërputroshëve, kanë edhe pasoja për qytetarët.

Kafshët e ngordhura e të lëna në rrugë mund të kthehen në burim infeksioni dhe në shkaktarët kryesorë të përhapjeve të sëmundjeve të ndryshme. Nuk dihet ende se kush qëndron pas këtij helmimi dhe përse Bashkia e Kukësit nuk po merr asnjë masë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet helmimi i qenve ne kukes helmimi i qenve ne kukes

Sondazh

Poll