Aktualitet

Kontrollet në Durrës! Policia rrugore arreston 8 drejtues mjetesh, vendos 78 gjoba, ishin të dehur dhe pa leje drejtimi

6 Shtator 2021, 12:34 Nga DOSJA
Kontrollet në Durrës! Policia rrugore arreston 8 drejtues mjetesh,

DURRËS-Policia e Durrësit në 48 orët e fundit ka arrestuar 8 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe ka vendosur rreth 560 gjoba. Në të gjithë qarkun, Policia ka monitoruar qarkullimin me radarë, kamera, aparatë fotografikë e alkooltestues.

Policia ka vendosur 78 masa administrative për tejkalim shpejtësie, janë tërhequr 3 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për drejtim mjeti mbi normat e lejuara. Janë vendosur 2 masa administrative me vlerë 30.000 dhe 38.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/Siguria Rrugore, një ndër prioritet kryesore. Në të gjitha rrugët e qarkut Durrës vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me radarë, kamera, aparatë forografikë e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës gjatë kontrolleve të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, kanë konstatuar disa drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin si dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi. Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, konkretisht shtetasit:O. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;F. C., 48 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua në Xhafzotaj, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;E. T., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;S. H., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Rrashbull, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;A. A., banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Fllakë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;A. Ç., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;M. Q., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka goditur 2 automjete duke i shkaktuar dëme materiale.

Janë vendosur 78 masa administrative për tejkalim shpejtësie, janë tërhequr 3 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për drejtim mjeti mbi normat e lejuara.Janë vendosur 2 masa administrative me vlerë 30.000 dhe 38.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun 480 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera  e aparatë fotografik.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore kontrolle nga policia rrugore

Sondazh

Poll