Bota

Ushtria arreston presidentin e Guinesë, autoritetet: Detyra e një ushtari është të shpëtojë vendin

6 Shtator 2021, 10:59 Nga DOSJA
Ushtria arreston presidentin e Guinesë, autoritetet: Detyra e një

GUINE- Forcat speciale të Guinesë organizuan një grusht shteti të Dielën, duke kapur Presidentin Alpha Condé dhe shpallur një shtetrrethim mbarëkombëtar deri në njoftimin e mëtejshëm, si dhe zëvendësimin e guvernatorëve nga ushtria. France24 shkruan se sipas një njoftimi nga ushtria në Guine kufijtë tokësorë dhe ajrorë të vendin janë mbyllur dhe qeveria është shpërbërë.

“Ne kemi vendosur, pasi kemi marrë presidentin, të shpërndajmë kushtetutën. Detyra e një ushtari është ta shpëtojë vendin. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu. Do t’ua besojmë njerëzve”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

Conde, 83 vjeç, ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë. Popullariteti i tij ka rënë pasi ka kërkuar mandatin e tretë, vitin e kaluar. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, si dhe SHBA-ja e dënuam ashpër grushtin e shtetit në Guine.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alpha condé guine mamadi doumbouya alpha condé guine mamadi doumbouya

Sondazh

Poll