Bota

Anita Likmeta sërish mes 50 italianëve më frymëzues, ‘Corriere Della Sera’ publikon listën

6 Shtator 2021, 10:46 Nga DOSJA
Anita Likmeta sërish mes 50 italianëve më frymëzues,

ITALI– Shqiptarja Anita Likmeta është renditur sërish mes 50 italianëve më frymëzues në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Lista e publikuar sot nga ‘Corriere Della Sera’, ka vlerësuar 34-vjeçaren shqiptaro-italiane për punën e saj si inovatore në fushën e startup-eve.

Ndërkohë, disa javë më parë Startup Italia e renditi Anita Likmetën mes 150 grave më të pandalshme në itali. Likmeta, vajza e lindur në Durrës, është fytyra e parë italiane në listën prestigjoze ‘Inspiring Fifty’, e cila përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjoze, nga fusha të ndryshme shkencore e teknologjike.

34-vjeçarja e suksesshme ka bashkëpunuar me shumë gazeta italiane dhe është partnere në sturtupe të ndryshme italiane.

(i.d.Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora anita likmeta anita likmeta

Sondazh

Poll