Bota

Varianti Mu i Covid prek Zvicrën, 34 persona të infektuar

6 Shtator 2021, 10:48 Nga DOSJA
Varianti Mu i Covid prek Zvicrën, 34 persona të infektuar

ZVICËR- Varianti i ri i Covid-19, Mu ka prekur edhe Zvicrën. 20min.ch shkruan se në Zvicër janë raportuar 34 raste me variantin Mu të Covid. Por pavarësisht rasteve të reja zëdhënësi i Zyrës Federale të Shëndetit Publik, Gregoire Goignat, ka thënë, se nuk ka sinjale se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.

“Niveli i rrezikut nuk mund të vlerësohet përfundimisht për momentin. Tani e vetmja gjë që ndihmon është vaksinimi dhe ndjekja me kujdes dhe në mënyrë të përhershme e mutacioneve të virusit në mënyrë që të jeni në gjendje të reagoni shpejt nëse është e nevojshme”, tha Goignat.

Mutacioni i ri i virusit, ose “B.1.621”, u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe deri më tani janë raportuar raste  në Amerikën e Jugut dhe Evropë. Deri më tani, ka pasur katër mutacione të rënda të koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit: ” Alpha “, i zbuluar për herë të parë në Kent, Britani të Madhe në u shfaq në 193 vende, “Beta” i regjistruar në gjithsej 141 vende, ” Gama ” në 91 vende dhe ai “Delta” që është përhapur në të gjithë botën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota varianti mu varianti mu ne zvicer varianti mu varianti mu ne zvicer

Sondazh

Poll