Bota

Dy javë pasi mori postin, humb jetën njeriu i besuar i Angela Merkel për Politikën e Jashtme, vizitoi Kosovën në vitin 201

6 Shtator 2021, 06:48 Nga DOSJA
Dy javë pasi mori postin, humb jetën njeriu i besuar i Angela Merkel

KINË- Ambasadori gjerman në Kinë, Jan Hecker ka humbur jetën dy javë pasi nisi punën në Kinë. Reuters shkruan se 54-vjeçari, i cili ishte gjithashtu një këshilltar për politikën e jashtme të kancelares Angela Merkel, sapo kishte marrë postin e tij më 24 gusht.

Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar. Ndërkohë që Hecker në vitin 2019 kishte vizituar Kosovën, ku dhe u prit nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj.

“Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë,” tha Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë në faqen e saj të internetit.

Javën e kaluar Hecker organizoi një event për artistin gjerman Joseph Beuys në shtëpinë e tij në Pekin, ku dhe sipas dëshmitarëve, ishte shfaqur i lumtur dhe dukej në rregull.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel jan hecker angela merkel jan hecker

Sondazh

Poll