Bota

Rezistoi tre ditë pa ushqim! Po shkonte të takonte shokët, i humbur prej 3 ditësh në xhungël, gjendet 72-vjeçari në Tajl

6 Shtator 2021, 06:40 Nga DOSJA
Rezistoi tre ditë pa ushqim! Po shkonte të takonte shokët, i

TAJLANDË – Leonard Barry Weller, një 72-vjeçar nga Anglia, u gjet pas 3 ditësh i humbur në një xhungël të Tajlandës. Weller humbi rrugën në pyllin e dendur teksa udhëtonte me motor drejt provincës Khon Khaen për të takuar miqtë e tij.

I moshuari rezistoi 3 ditë pa ushqim, duke shuar etjen në pellgjet e xhunglës të krijuara nga reshjet e shiut. Ai arriti t’i mbijetonte shtëpisë së grabitqarëve më të rrezikshëm. Weller u gjet pas tre ditësh i raskapitur dhe nuk nguroi ta shprehte lumturinë e tij kur takoi të shoqen.

“Jam shumë i lumtur, nuk kam qenë kurrë më i lumtur në jetën time. Këmbët i kam të mpira, por jam i lumtur”. tha 72-vjeçari.

Weller tregoi se kishte ndalur motorin e tij për të ecur në një kodrinë dhe nuk e kishte gjetur dot më rrugën e kthimit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota humbur ne xhungel leonard barry weller humbur ne xhungel leonard barry weller

Sondazh

Poll