Bota

Talebanët marrin kontrollin e plotë të Afganistanit, bie fortesa e Panjshir, forcat e Rezistencës: Kërkojmë armëpushim

6 Shtator 2021, 06:36 Nga DOSJA
Talebanët marrin kontrollin e plotë të Afganistanit, bie fortesa

AFGANISTANI- Talebanët kanë marrë kontrolin e plotë të provincës Panjshir në Afganistan. Sipas zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid tashme i gjithë vendi është nën kontrollin e tyre, pasi Lugina Panjshir ishte e vetmja që bëri rezisencë.

Talebanët pas marrjes së plotë të Luginës Panjshir postuan disa foto në rrjetet sociale, duke qëndruar para portes së kompleksit të guvernatorit të ë provincës. Ndërkohë që edhe pas marrjes nën kontroll të vendit, Fronti i Rezistencës Kombëtare (NRF) dhe forcat anti-talebane në Luginën Panjshir, u zotuan të vazhdojnë luftimet. NRF tha se ishte e pranishme në pozicione strategjike përtej luginës, duke shtuar se lufta kundër talebanëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojë.

Më herët të hënën, NRF pranoi se kishte pësuar humbje të konsiderueshme në fushën e betejës dhe bëri thirrje për një armëpushim. NRF propozoi në një deklaratë që talebanët të ndalojnë operacionet e tyre ushtarake në Panjshir … dhe të tërheqin forcat e tyre.

“Në këmbim, ne do t’i drejtojmë forcat tona që të përmbahen nga veprimet ushtarake,” thuhet në deklarat.

Lugina Panjshir është e famshme pasi është vendi i rezistencës ndaj forcave sovjetike në vitet 1980 dhe talebanëve në fund të viteve ’90.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin zabihullah mujahid talebanet pushtojne afganistanin zabihullah mujahid

Sondazh

Poll