Bota

Zëdhënësi i talebanëve: Duam marrëdhënie diplomatike të mira me Gjermaninë, si dhe të na ndihmojnë ekonomikisht 

5 Shtator 2021, 19:31 Nga DOSJA
Zëdhënësi i talebanëve: Duam marrëdhënie

AFGANISTAN- Talebanët duan që të krijojnë marrëdhënie diplomatike me Gjermaninë. Indiatvnews shkruan se zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, gjatë një interviste u shpreh se ata duan marrëdhënie diplomatike dhe zyrtare të forta me Gjermaninë.

Sipas mediave ndërkombëtare talebanët gjithashtu shpresojnë mbështetje financiare nga Gjermania, ndihmë si dhe bashkëpunim në lidhje me sistemin e kujdesit shëndetësor, arsimin dhe bujqësinë në Afganistan. Qeveria gjermane ka qenë e rezervuar për krijimin e lidhjeve zyrtare me talebanët. Zyrtarët thonë se bisedimet janë të nevojshme për të nxjerrë jashtë vendit ish-punonjësit afganë që punuan për gjermanët.

Mujahid gjithashtu tha se ishte për të ardhur keq që Gjermania kishte bashkëpunuar me amerikanët gjatë luftës por kjo tani është falur.

“Ne duam marrëdhënie të forta dhe zyrtare diplomatike me Gjermaninë. Fatkeqësisht, ata u bashkuan me amerikanët atëherë. Por kjo tani është falur,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin zabihullah mujahid talebanet pushtojne afganistanin zabihullah mujahid

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 17:40

BRITANI E MADHE- Një aksident i frikshëm është kapur nga kamerat e sigurisë në Bradford, ku një burrë me foshnjë në krah, është tërhequr zbarrë nga një motor. I...