Bota

Protesta në Mal të Zi! Abazoviç nxjerr faktet: Kishte të armatosur, ja FOTOJA me kokteil Molotov në dorë

5 Shtator 2021, 18:49 Nga DOSJA
Protesta në Mal të Zi! Abazoviç nxjerr faktet: Kishte të

PODGORICË– Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Dritan Abazoviç tha se sot në Cetinje, Policia kishte kaluar një “provim” të madh. Në një intervistë për mediat vendase ai tha se kishin pasur informacione se gjatë kurorëzimit të kreut të Kishës Serbe do të përdoreshin dhe armë zjarri. 

“Kishte të armatosur në Cetinje, ishte një përpjekje për të destabilizuar përgjithmonë Malin e Zi. Ne bëmë gjithçka për të përmbajtur veten,”-tha ai gjatë intervistës së tij.  Abazović gjithashtu paraqiti një fotografi të njërit prej pjesëmarrësve në protestë me një koktej Molotov në dorë.

Kurorëzimi i mitropolitit serb Joanikije në Cetinje të Malit të zi u shoqërua nga mijëra protestues që bllokuan çdo rrugë për dy ditë rresht, por kleriku serb mbërriti në Mal të Zi me helikopter nga ajri. Gjatë ceremonisë së betimit, në kishë u kënduan edhe këngë për Kosovëm. Turma e protestuesve që u mbështeten edhe nga presidenti Gjukanoviç kërkojnë ndarjen e kishës malazeze nga ajo e Serbisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic protesta ne mal te zi dritan abazovic protesta ne mal te zi

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 17:40

BRITANI E MADHE- Një aksident i frikshëm është kapur nga kamerat e sigurisë në Bradford, ku një burrë me foshnjë në krah, është tërhequr zbarrë nga një motor. I...