Bota

Presidenti miratoi ligj për t’i rritur pagën vetes! Pretendohet për grusht shteti në Guinea, Ministria e Mbrojtjes e m

5 Shtator 2021, 17:12 Nga DOSJA
Presidenti miratoi ligj për t’i rritur pagën vetes! Pretendohet

GUINEA– Një ligj që i rriste rrogën presidentit ka shkaktuar grusht shteti në Guinea, ku një njësi elite e ushtrisë së vendit ka marrë pushtetin nga Alpha Condé. Të shtënat me armë zjarri mbushën pallatin presidencial në kryeqytetin Conakry, gjatë mëngjesit të sotëm.

Koloneli Mamadi Doumbouya, kreu i njësisë dhe udhëheqësi grushtit të shtetit gjatë një fjalimi të shkurtër në transmetuesin kombëtar, Radio Televizioni Guinea dha se Kuvendi do të pezullohej.

“Ne po marrim fatin në duart tona. Personalizimi i jetës politike ka përfunduar. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu, do t’ia besojmë njerëzve,“-tha ai. Ndërkohë që  ministria e Mbrojtjes pretendon se lëvizja kryengritëse është rrëzuar duke shkaktuar konfuzion lidhur me çfarë ka ndodhur në vend. 

Trazirat në Guinea vijnë më pak se një vit pasi Conde – një ish -aktivist i respektuar gjerësisht, fitoi mandatin e tretë. Guinea votoi për një referendum të diskutueshëm që miratoi ndryshimet në kushtetutë, duke i lejuar presidentit të shërbejë edhe dy mandate të tjerë. Opozita bojkotoi referendumin dhe më shumë se 40 njerëz vdiqën në protestat e dhunshme para votimit.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alpha condé grusht shteti ne guinea mamadi doumbouya alpha condé grusht shteti ne guinea mamadi doumbouya

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 15:54

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh homologut të tij malazez pas trazirave në Cetinje, ku edhe u kurorëzua kreu ...