Bota

Kurorëzimi i kryepeshkopit serb në Malin e Zi, Patriarku Profirije: Synuan ta parandalonin këtë akt dashurie me snaiper

5 Shtator 2021, 18:46 Nga DOSJA
Kurorëzimi i kryepeshkopit serb në Malin e Zi, Patriarku Profirije:

MALI I ZI- Patriarku serb Profirije ka komentuar ceremoninë e kurorëzimit të Mitropolitit serb Joanikije në Kishën Ortodokse të Malit të Zi. Me anë të një postimi në Instagram, ai shkroi se është shumë i lumtur që kurorëzimi u krye dhe se kanë vendosur në fron Mitropolitit Joanikije. Ndërkohë që më tej, ai shtoi se është i trishtuar nga fakti se disa njerëz u përpoqën që ta parandalonin këtë kurorëzim me snaiper. Ndërsa në fund të postimit të tij, Patriarku u kërkoi njerëzve që të lutën për të, pasi janë më afër Zotit.

Postimi i Plotë:

Po ndahem, shpresoj jo shumë gjatë, me këtë vend dhe popull të bekuar, me ndjenja të dyfishta. Jam shumë i lumtur sepse ne kemi kryer punën e Kishës, kemi vënë në fron Mitropolitin sipas vullnetit të Kishës dhe njerëzve të kësaj peshkopate, njerëzve që e duan shumë Kishën e Shën Savës.

Por unë jam gjithashtu më shumë se i trishtuar, madje i tmerruar nga fakti se kishte disa njerëz në pamje që synonin të parandalonin këtë akt dashurie për të gjithë me një snajper. Më vjen keq për të gjithë ata që janë lënduar në çfarëdo mënyre dhe i kërkoj falje. I lutem Zotit për këtë vend, për këtë popull dhe për të gjithë njerëzit, dhe i kërkoj të luten për mua, sepse ata janë më afër Zotit.

 

 

A post shared by Патријарх Порфирије (@porfirije_patrijarh)

LAJMI KRYESOR: Përfundon ceremonia e inagurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse në Malin e Zi! Protesta nga qytetarët, dhjetëra të lënduar, arrestohet këshilltari i presidentit Gjukanoviç

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mitropoliti joanikije patriarku porfirije mitropoliti joanikije patriarku porfirije

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 17:40

BRITANI E MADHE- Një aksident i frikshëm është kapur nga kamerat e sigurisë në Bradford, ku një burrë me foshnjë në krah, është tërhequr zbarrë nga një motor. I...