Bota

E quanin “Madhëria e saj”, arrestohet kryetarja e kartelit të drogës në Brazil, 27-vjeçarjes i gjenden 2 pistol

5 Shtator 2021, 16:49 Nga DOSJA
E quanin “Madhëria e saj”, arrestohet kryetarja e kartelit

BRAZIL- Një 27-vjeçare braziliane e njohur me nofkën “Madhëria e saj” është arrestuar ditën e djeshme pasi ishte kryetarja e një karteli droge. The Sun shkruan se Valeska Pereira Monteiro u arrestua në Rio Grande do Sul, ku dhe ishte me pushime, me lekët që fitonte nga karteli i drogës.

Sipas mediave ndërkombëtare 27-vjeçare ishte kryetarja e një karteli që vepronte në Ceara. Ajo merrej me ndarjen e fitimeve pas shitjes së drogës si dhe caktonte gjithashtu territoret e shpërndarjes.

Kjo nuk është hera e parë që braziliania është arrestuar pasi dhe në vitin 2014, ajo ra në pranga për akuzohat e vjedhjes dhe trafik droge. Ndërkohë që gjatë arrestimit policia ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta si dhe municion luftarak.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota valeska pereira monteiro valeska pereira monteiro

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 15:54

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh homologut të tij malazez pas trazirave në Cetinje, ku edhe u kurorëzua kreu ...