Bota

Kosova kërkon vaksinë ose test COVID, sërish radhë kilometrike në Morinë, qytetarët nuk durojnë më: Votuam Albin majmun

5 Shtator 2021, 18:14 Nga DOSJA
Kosova kërkon vaksinë ose test COVID, sërish radhë

KOSOVË– Fundjava ka krijuar radhë kilometrike makinash në doganën me Kosovën, duke shkaktuar orë të tëra pritjeje në Morinë. Pushuesit nga Kosova, të cilët zgjodhën që ta kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, duket se nuk janë të lumtur me nisjen e aplikimit të masave anti-COVID të vendosura nga qeveria. 

Në një prononcim për mediat shqiptare, ata kanë bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti, duke u shprehur se ishin penduar se e kishin votuar.

“Tmerr, ia dhamë votën Albin majmunit, shiko çfarë u bë. Është rregulli i këtyre tanëve, jo ndërkomëbtar. Në Shqipëri kaluam për 5 minuta në doganë,“-tha njëri prej qyetatarëve.

Për shkak të rritjeve të infektimeve me COVID-19, Kosova që nga 31 gushti ka futur në fuqi masat e reja, të cilat do të zbatohen deri me datë 13 shtator. Të gjithë personat që do të futen në Kosovë do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni pushuesit nga kosova pushuesit nga kosova

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 17:40

BRITANI E MADHE- Një aksident i frikshëm është kapur nga kamerat e sigurisë në Bradford, ku një burrë me foshnjë në krah, është tërhequr zbarrë nga një motor. I...