Bota

Raporti sekret i Mitsotakis: 2 milionë refugjatë afganë drejt Greqisë, mes tyre do kamuflohen edhe xhihadistë!

5 Shtator 2021, 16:40 Nga DOSJA
Raporti sekret i Mitsotakis: 2 milionë refugjatë afganë drejt

GREQI– Një raport sekret që flet për mbërritjen e deri në 2 milionë refugjatëve afganë në kufirin grek ka përfunduar në zyrën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.  Sipas “NEA Savvatokyriako”, raporti, i cili u përshkrua si “top sekret”, analizon të dhënat që do të dalin në javët e ardhshme pasi talebanët të vendosen mirë në pushtet.

Sipas skenarit të mirë, rreth 1 milion refugjatë do të mbërrijnë në Greqi, me shpresën për të kaluar në Evropë, pasi të largohen nga Afganistani. Në raport përmendet edhe depërtimi i xhihadistëve të rrezikshëm në territorin grek, dhe rrjedhimisht në Evropë.

Me fjalë të tjera, terroristë të mundshëm  do të përfitojnë nga fluksi i refugjatëve dhe do të jenë në gjendje të kalojnë kufijtë evropianë. Së fundi, qeveria është informuar se në periudhën nga dhjetori deri në janar-shkurt, numri i refugjatëve do të rritet në kufirin greko-turk në Evros. 

Marrë nga thetoc.gr

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi raporti sekret per afganet greqi raporti sekret per afganet

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 15:54

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh homologut të tij malazez pas trazirave në Cetinje, ku edhe u kurorëzua kreu ...