Sport

Çdo gjë e kryer! Ribery surprizon me ekipin e ri, do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon

4 Shtator 2021, 15:06 Nga DOSJA
Çdo gjë e kryer! Ribery surprizon me ekipin e ri, do të

ITALI-Franck Ribery te Salernitana, një goditje (post)merkatoje që bën zhurmë. Sepse sulmuesi do të jetë gjithashtu 38 vjeç, por ne ende po flasim për një nga më të fortët e brezit të tij në rol.

Një Champions League me Bayern Munich në vitin 2013, e ndjekur nga Superkupa Europiane, Botërori i Klubeve, 9 tituj të Bundesligës me bavarezët, nga të cilët u largua në vitin 2019 për t’u transferuar te Fiorentina, ku shënoi 5 gola në 50 ndeshje.

Futbollisti francez preferoi të qëndronte në Serie A, duke i thënë “po” Salernitana për 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fiorentina franck ribery salernitana fiorentina franck ribery salernitana

Sondazh

Poll