Sport

“Më trajtoi pa respekt”! Pjanic nuk kursehet ndaj Koeman dhe hedh një lumë akuzash: Ai nuk shpjegonte asgjë, ish

4 Shtator 2021, 12:47 Nga DOSJA
“Më trajtoi pa respekt”! Pjanic nuk kursehet ndaj Koeman dhe

TURQI-Disa orë pas transferimit të tij te Besiktas, Miralem Pjanic heq disa guralecë nga këpucët e tij dhe lëshon një sulm të ashpër ndaj trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman. “Unë jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka, por gjithmonë do të doja që ata të mi thoshin gjërat në sy”, u shpreh Pjanic për Marcan.

Bosnjaku kaloi një sezon me blaugranat, duke luajtur vetëm 6 ndeshje si titullar, për shkak të dëmtimeve dhe të mungesës së formës.Arsyeja për sezonin e tij të pasuksesshëm te Barcelona ka një emër dhe një mbiemër: Ronald Koeman.

“Jo, sikur asgjë të mos kishte ndodhur,sikur të isha një 15 vjeçar”. Ai nuk më respektoi.Sot ende nuk e di se çfarë donte saktësisht Koeman, ai nuk u përpoq të më shpjegonte gjërat, as të gjente një zgjidhje – shpjegoi mesfushori boshnjak – “Isha unë që do ta pyesja se çfarë donte nga unë, atë që po bëja gabim ose drejtë, ai nuk kishte asnjë problem në lojën time, nuk më dha përgjigje.

Koha po kalonte dhe situata po përkeqësohej, por pa asnjë arsye. Ishte një mënyrë shumë e çuditshme për të komunikuar, është hera e parë që më ndodh. Unë kurrë nuk kam pasur probleme me asnjë ekip, me asnjë trajner. Kam punuar në ditë pushimi, ndonjëherë vrapoja vetëm pas stërvitjes për t’u ndier mirë … Unë mund të jap shumë më tepër nëse do të doja. Por ai është një trajner shumë shumë i çuditshëm, është hera e parë që kam parë një menaxhim të tillë “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona pjanic barcelona pjanic

Sondazh

Poll