Bota

Po shijonte muajin e mjaltit, gruaja e sapomartuar rrëzohet nga shkëmbi dhe humb jetën

4 Shtator 2021, 11:31 Nga DOSJA
Po shijonte muajin e mjaltit, gruaja e sapomartuar rrëzohet nga

EDINBURGH– Muaji i mjaltit të një çifti të sapomartuar u shndërrua në tragjedi kur 31-vjeçarja, Fawziyah Javed u rrëzua nga një shkëmb.

Pak ditë pas dasmës ajo udhëtoi për në Edinburgh për të shijuar muajin e mjaltit, ku ra nga shkëmbi i quajtur “Vatra e Arturit”, gjë që i shkaktoi vdekjen.

Burime pranë saj thanë se e reja mendohej të ishte në fazat e para të shtatzanisë para vdekjes tragjike.

Ndërkohë, policia konfirmoi se një 27-vjeçar, i cili mendohet të ketë lidhje me rënien fatale është arrestuar si pjesë e hetimeve, pasi ngjarja konsiderohet e dyshimtë.

“U raportuam se një grua kishte rënë nga shkëmbi ‘Vatra e Arturit’ të enjten, rreth orës 9 të darkës. Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. E reja vdiq pak momente pas mbërritjes së tyre dhe vdekja e saj po trajtohet si e ‘dyshimtë’. Një 27-vjeçar është arrestuar, pasi mendohet të ketë lidhje me ngjarjen dhe hetimet janë në vazhdim.” tha një zëdhënës i policisë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fawziyah javed fawziyah javed

Sondazh

Poll