Aktualitet

Vrasje në Tropojë! Zjarrfikësi Altin Ismailisufi qëllon me armë bashkëfshatarin, Isat Goçaj i rrahu djalin, autori prango

4 Shtator 2021, 14:57 Nga DOSJA
Vrasje në Tropojë! Zjarrfikësi Altin Ismailisufi qëllon me

TROPOJË– Isat Goçaj, 49 vjeç banues në fshatin Çerem të Tropojës është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, Altin Ismailisufi. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Çerem të Tropojës.

Pak ditë më parë, Goçaj ishte konfliktuar me djalin e Ismailisufit, të cilin për arsye që nuk bëhen ende me dije e kishte dhunuar.

I riu ishte ankuar tek i ati dhe Altin Ismailisufi vendosi të merrte hak sot. Ai mori një pistoletë dhe qëlloi Isat Goçaj, duke e lënë të vdekur. Vetë u arratis nga vendi i krimit e shkoi në banesë për të fshehur armën. Më pas, autori i vrasjes kishte planifikuar që të udhëtonte drejt Kosovës.

Planet u anuluan pasi policia e prangosi Ismailisufin në shtëpinë e tij. Në banesë iu gjet edhe arma e krimit, e cila iu sekuestrua.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin ismailisufi vrasje ne tropoje vritet isat gocaj altin ismailisufi vrasje ne tropoje vritet isat gocaj

Sondazh

Poll