Aktualitet

Arrestohet 45-vjeçari në Kakavijë, donte të dilte nga Shqipëria me 278 gr heroinë brenda “Benz-it”

4 Shtator 2021, 09:29 Nga DOSJA
Arrestohet 45-vjeçari në Kakavijë, donte të dilte nga

GJIROKASTËR- Një 45-vjeçar, i identifikuar si Spiro Qose, është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës sepse u kap me heroinë në makinë. Në dalje të Shqipërisë, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, policia kufitare e Kakavijës e ka kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Benz”, ndërsa në mjet kishte heroinë me peshë 278 gramë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kakavijë /Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Goditet një rast i tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar. Sekuestrohet një pako e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 1 automjet dhe 1 celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “benz” që drejtohej shtetasi S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 45 vjeç, banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spiro qose spiro qose

Sondazh

Poll