Bota

Bëri xhiron e rrjetit me qesen që ktheu në fanellë! Apeli i tifozit afgan për Messin: Më shpëto nga talebanët, të lutem

4 Shtator 2021, 05:44 Nga DOSJA
Bëri xhiron e rrjetit me qesen që ktheu në fanellë! Apeli i

AFGANISTAN– Një tifoz i zjarrtë i futbollistit argjentinas Lionel Messi, i cili u kthye në hitin e rrjetit pasi u fotografua duke luajtur futboll me një fanellë të improvizuar, ka kërkuar ndihmë nga idhulli i tij.

Në vitin 2016, një fotografi e afganit të vogël Murtaza Ahmadi, që kishte kthyer një qese plastike në fanellën e Messit, bëri xhiron në rrjet duke marrë edhe vëmendjen e futbollistit. Pesë vjet më vonë, një tifoz i zjarrtë i Messit është në rrezik nga talebanët dhe bën thirrje për ndihmë.

“Më shpëto nga talebanët, jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal jashtë sepse kam shumë frikë nga talebanët, të lutem më shpëto nga kjo situatë, unë dua të luaj futboll dhe ta bëj me qetësi, në një vend të sigurt. Ndonjëherë gjatë natës ëndërroj se talebanët po vijnë, trokasin në derë dhe më bërtasin,“- tha Murtaza, vetëm 10 vjeç, në një mesazh drejtuar Messit.

Apeli i vogël afganit u transmetua fillimisht nga agjencia spanjolle e lajmeve Efe dhe më pas nga media të tjera ndërkombëtare. I mituri është takuar edhe më parë me argjentinasin. Përmes Unicef, ai mori një fanellë me nënshkrimin e Messit dhe më vonë lojtari e ftoi atë në Katar, ku ishte për një ndeshje miqësore me Barcelonën. Por vitet e fundit, prindërit e Murtaza nuk e kanë dërguar djalin e tyre në shkollë pasi kishin frikë se ai do të rrëmbehej nga talebanët. Pas publicitetit që fitoi historia e Murtaza me Messin, familja mori kërcënime nga xhihadistët, të cilët mendonin se futbollisti kishte bërë një donacion të madh parash për prindërit e djalit të vogël. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lionel messi murtaza ahmadi lionel messi murtaza ahmadi

Sondazh

Poll