Bota

Pandemia e Covid në Kosovë, Shpend Ahmeti kërkon mbyllje totale për dy javë: Vaksinim masiv të qytetarëve

3 Shtator 2021, 21:03 Nga DOSJA
Pandemia e Covid në Kosovë, Shpend Ahmeti kërkon mbyllje totale

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar masa më rigoroze në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se masat e reja janë të pamjaftueshme, duke shtuar se duhet edhe vaksinim më masiv të qytetarëve në vend.

Ndër të tjera, ai e ka shtuar se shtrëngimi i masave në raport me Shqipërinë vetëm i ka irrituar qytetarët, teksa ka kërkuar mbyllje dy javore në vend.

Postimi i plotë:

Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese

2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.

3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.

4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina

5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente

Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.

Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të
humbur

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne kosove masat anti-covid ne kosove shpend ahmeti covid ne kosove masat anti-covid ne kosove shpend ahmeti

Sondazh

Poll