Bota

Me EMRA dhe FOTO! BILD: Qeveria gjermane solli afganë kriminelë e përdhunues fëmijësh, shëtisin të lirë rrugëve

3 Shtator 2021, 20:08 Nga DOSJA
Me EMRA dhe FOTO! BILD: Qeveria gjermane solli afganë kriminelë e

GJERMANI– Media gjermane “Bild” ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë federale se mes afganëve që ka strehuar, ka marrë edhe kriminelë, përdhunues e pedofilë. Në faqen kryesore, Bild shkruan se deri më tani 5 mijë njerëz nga Afganistani kanë zbarkuar në aeroportet gjermane. Vetëm 168 prej tyre janë punonjës vendas e 469 të tjerë janë shtetas gjermanë, ndërsa 257 të tjerë rezultojnë se nuk kanë as karta identiteti.

Media gjermane shton më tej me emra dhe foto të gjithë personat me precedentë penalë që janë futur në Gjermani.

Mes tyre janë identifikuar:

Ard ︎Sardar Mohammed M., i cili u dënua me tetë vjet e tre muaj burg për abuzim seksual të fëmijëve në Gjermani. Ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij për vite me radhë. Sulmi i parë ndodhi kur vajza ishte nëntë vjeç. Ai u deportua në Afganistan në Shkurt 2019. Tani ai është kthyer në Gjermani dhe ndodhet në paraburgim. Ai ende duhet të vuajë edhe 177 ditë burg para se të lirohet. Edhe pse, sipas autoriteteve, ekziston “rreziku i përsëritjes”.

W ︎ Khwahja Rashed S., i dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg për sulm të rrezikshëm me armë. Ai gjithashtu është kthyer në burg në Gjermani. Ai u deportua vetëm në shkurt dhe për 86 ditë pret që të lirohet.

Med ︎ Omed F., i dënuar për sulm seksual dhe përdhunim. Gjithashtu u deportua në shkurt. Ai në fakt u ndalua të hynte në vend deri në shkurt të viti 2024, por qeveria federale e ktheu atë. Tani përdhunuesi po ecën nëpër Gjermani si një njeri i lirë.

W Khwaja Obaidullah A. , i dënuar në Gjermani për trafik droge, sulm, shkelje. Dëbuar në shkurt 2021, ndalimi hyrjeje deri në vitin 2024. Ai gjithashtu tani po ecën nëpër Gjermani si një njeri i lirë sepse erdhi me një nga fluturimet e evakuimit pa u kontrolluar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bild evakuimi i afganve ne gjermani bild evakuimi i afganve ne gjermani

Sondazh

Poll