Bota

Komandani amerikan tregon momentet e fundit në Afganistan: Imazhin para fytyre nuk do ta harroj kurrë

3 Shtator 2021, 19:31 Nga DOSJA
Komandani amerikan tregon momentet e fundit në Afganistan: Imazhin para

SHBA- Komandanti i Forcave Ajrore Alex Pelbath, i cili ndihmoi në mbikëqyrjen e tërheqjes përfundimtare të trupave amerikane nga Afganistani, detajoi përvojën e tij, duke shpjeguar sesi forcat kaluan vetëm tre orë duke ngarkuar me shpejtësi disa aeroplanë ushtarakë. CNN shkruan se nënkolonel Alex Pelbath, tha se ishin gjithsej 18 misione të ekzekutuara gjatë daljes kaotike nga vendi.

“Unë kisha të gjithë fotografinë e forcës C-17 para meje. Me siguri një imazh që nuk do ta harroj kurrë. At0 pesë avionë, midis uljes së avionit të parë dhe largimit të avionit të fundit, ishin tre orë. Avioni im i veçantë ishte në tokë vetëm për rreth një orë e 15 minuta, ndoshta një orë e gjysmë,” tha  ai.

Talebanët pas 2 dekadash luftime arritën që të merrnin kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi. Nga frika e talebanëve shumë afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane janë larguar nga vendi, ndërkohë që po ashtu edhe gazetarë, të cilët kanë raportuar mbi situatën në vend, apo edhe civilë kanë zgjedhur që të largohen për t’i shpëtuar miorisë së talebanëve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alex pelbath evakuimi i afganëve alex pelbath evakuimi i afganëve

Sondazh

Poll