Bota

Tërheqja nga Afganistani, NATO: Mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimit në Kosovë 

3 Shtator 2021, 20:37 Nga DOSJA
Tërheqja nga Afganistani, NATO: Mbetemi të përkushtuar ndaj

KOSOVË- Forcat e NATO-s në Kosovë nuk kanë asnjë plan për tërheqje nga vendi. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë zyra e NATO-s, e pyetur nga Klan Kosova, pas tëheqjes së ushtarëve amerikanë nga Afganistani.

Në përgjigjen e dhënë për median kosovare, NATO shkruan se deri tani trupat e KFOR-it do të vazhdojnë punën e tyre pa ndërprerë në Kosovë dhe se çdo ndyshim në pozicionin e tyre është i bazuar në rrethana dhe jo kohë.

”Ne mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, përfshirë përmes Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR) e cila kontribuon në një mjedis të sigurt dhe në një stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor, dhe përmes përpjekjeve të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të sigurisë në Kosovë. Çdo ndryshim në pozicionin tonë të forcës në KFOR mbetet i bazuar në rrethana dhe jo i drejtuar nga kalendari,” thuhet në përgjigjen e NATO-s.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kfor nato trupat e kfor ne kosove kfor nato trupat e kfor ne kosove

Sondazh

Poll