Bota

Pandemia e Covid-19, plasin protestat në Angli pas vaksinimit të fëmijëve, plagosen pesë policë 

3 Shtator 2021, 21:12 Nga DOSJA
Pandemia e Covid-19, plasin protestat në Angli pas vaksinimit të

ANGLI- Pesë oficerë policie janë plagosur ditën e sotme në Angli në protestën që po bëhet për vaksinët anti-Covid. Sky News shkruan se dhjetë persona u arrestuan gjatë demonstratave në selinë e rregullatorit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar ditën e sotme pas përshkallëzimit të dhunës. Protestuesit përpoqën të hyjnë në ndërtesën ku ndodhet Autoriteti Rregullator i Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në Canary Wharf këtë pasdite.

“Turmat shpejt u bënë armiqësore kur arritën në një ndërtesë në Canary Wharf. Oficerët u përballën me skena tronditëse të dhunës. Grupi pastaj u transferua në Kensingtonin e Jugut, ku turmat vazhduan të përlesheshin me policinë. Gjatë ditës, oficerët tanë punuan shumë për të zvogëluar çdo konflikt,” thuhet në njoftimin e policisë.

Më 23 gusht, dhjetëra protestues kundër pandemisë dhe fushatës së vaksinimit sulmuan ndërtesën ku ndodhet ITN, e cila transmeton programe lajmesh ITV, Channel 4 dhe Channel 5. Protestat nisën pas shpalljes së fillimit të fushatës së vaksinimit për adoleshentët e moshës 15 vjeç -17 vjet.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota canary wharf mhra protesta ne angli canary wharf mhra protesta ne angli

Sondazh

Poll