Bota

Trafikim e qenieve njerëzore, Diplomatët amerikane ngrejnë shqetësimin për evakuimet me zor nga Afganistani: Shumë persona

3 Shtator 2021, 19:03 Nga DOSJA
Trafikim e qenieve njerëzore, Diplomatët amerikane ngrejnë

AFGANISTAN- Gratë dhe vajzat afganë kanë deklaruar se janë detyruar që të martohen në Kabul, teksa do të largoheshin nga vendi. CNN shkruan se shumë burra në mënyrë për tu larguar nga vendi kanë detyruar shumë gra të martohen me to në mënyrë që të përfitojnë një largim të sigurtë nga vendi.

Kjo gjë ka ndodhur në momentet e evakuimit të afganëve nga Kabuli. Dëshmitarët që kanë folur për këtë pjesë kanë nënvizuar dëshpërimin e madh të afganëve për të ikur nga vendi pas marrjes nën kontroll nga talebanët. Por kjo gjë ka ndodhur edhe nga ana grave apo vajzave të reja, të cilat janë martuar me afganë, të cilët kishin të drejtë largimi nga vendi.

Famijlet e këtu grave kanë paguar mijëra dollarë burrat me të cilat janë martuar, nga frika e talebanëve. Këtë gjë disa diplomatë amerikanë e kanë konsideruar si trafikim të qenieve njerëzore dhe po punojnë për të gjetur të gjithë personat që kanë ndjek këtë rrugë për tu larguar nga Afganistani.

Talebanët pas 2 dekadash luftime arritën që të merrnin kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi. Nga frika e talebanëve shumë afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane janë larguar nga vendi, ndërkohë që po ashtu edhe gazetarë, të cilët kanë raportuar mbi situatën në vend, apo edhe civilë kanë zgjedhur që të largohen për t’i shpëtuar miorisë së talebanëve.

(I.A/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota grate afgane talebanet pushtojne afganistanin grate afgane talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll