Sport

Mbrojtje me tre dhe sulm nga krahët/ Allegri gati të “kurojë” problemin e Juves, mendon për module të reja

3 Shtator 2021, 20:05 Nga DOSJA
Mbrojtje me tre dhe sulm nga krahët/ Allegri gati të

TORINO-Në shtëpinë e Juves, Allegri ka filluar punën në Continassa për të gjetur shpejt një zgjidhje për problemet e Juventusit dhe për t’i dhënë më shumë soliditet ekipit. Në veçanti, tekniku livornez do të mendonte të linte mënjanë rreshtimin 4-3-3 dhe të kalonte në mbrojtjen me tre, ku prapavija do të formohej me Bonucci-Chiellini-De Ligt (BCD).

Zgjidhje që mund t’i lejojë atij të testojë module të tjera dhe më pas të luajë me 3-5-2 ose 3-4-2-1.Pas barazimit me Udinesen dhe humbjes me Empolin, Juve është ende në progres dhe Allegri duket i gatshëm të testojë këtë eksperiment në ndeshjen me Napolin.

Juve në fakt mund të luajë ose me 3-5-2, me Moratan dhe Dybalan (ose Kean), ose me 3-4-2-1 me Chiesan që mund të luajë si mesfushor-sulmues. Rreshtimi i dytë i jep lojës më tepër gjallëri dhe paparashikueshmëri. Te Juventus po punohet për mos pësimin e golave në një moment delikat me Lazion,Romën,Interin, Milanin dhe Napolin që e sheh +5 në renditje.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri bonucci juventus allegri bonucci juventus

Sondazh

Poll