Sport

E RËNDË/ Grushtat e dërguan në koma! Ndërron jetë pas pesë ditësh boksierja 18-vjeçare

3 Shtator 2021, 16:40 Nga DOSJA
E RËNDË/ Grushtat e dërguan në koma! Ndërron jetë

MEKSIKË-Jeanette Zacarias Zapata, një boksiere meksikane ndërroi jetë ditën e djeshme vetëm pesë ditë pasi mori disa grushte të rënda në një ndeshje boksi dhe mbeti pa ndjenja në ring. 18-vjeçarja përballë kishte Marie Pier Houle Ajo pësoi një seri goditjesh në njërin kënd të ringut, derisa mori një grusht të fortë në fund të raundit të katërt, që i la pasoja të rënda.

Ekipi mjekësor iu gjend pranë shumë shpejt, duke e transportuar në spital me ambulancë.Promoteri i “Fight Yvon Michel” informoi të dielën se Zapata kishte rënë në koma, ndërsa autoritetet shëndetësore konfirmuan vdekjen e saj të enjten.

La Houle, kundërshtarja e meksikanes postoi një deklaratë në Instagram në të cilën ajo tha se ishte e tronditur nga ky lajm: “Boksi përfshin shumë rreziqe, është puna jonë, pasioni ynë. Por kurrë, kurrë në planet e mia nuk është qëllimi për të dëmtuar rëndë një kundërshtar “.

 

 

 

A post shared by Groupe Yvon Michel (@groupeyvonmichel)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport boks jeanette zacarias zapata boks jeanette zacarias zapata

Sondazh

Poll