Sport

VIDEO / Brazili ruan ritmin edhe në transfertë, Kili, “viktima” e shtatë radhazi

3 Shtator 2021, 10:09 Nga DOSJA
VIDEO / Brazili ruan ritmin edhe në transfertë, Kili,

KILI –  Kombëtarja e Brazilit vazhdon të ruajë ecurinë e saj pozitive në kualifikimet për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”. Viktima tij e radhës ishte përfaqësuesja e Kilit, e cila edhe pse luajti në “Estadio Monumedntal David Arellano” të Santiagos, nuk qe në gjendje të përballonte forcën e “celesaos”.

Brazili fitoi me rezultatin minimal 0-1, ku golin e vetëm të fitores e shënoi mesfushori i Flamengos, Everton Riberio në minutën e 64-të.

Po sot, në të gdhirë, u luajt edhe ndeshja Peru-Uruguaji, e cila u mbyll në barazim 1-1. Tapia (24’) shënoi për vendësit, kurse Arrascaeta (29’) barazoi për Uruguajin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport everton riberio katar 2022 peru-uruguaji everton riberio katar 2022 peru-uruguaji

Sondazh

Poll