Sport

Kylian Mbappe duket i “mallkuar” kur vesh fanellën e Francës, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon deri në…

3 Shtator 2021, 16:27 Nga DOSJA
Kylian Mbappe duket i “mallkuar” kur vesh fanellën e

FRANCË-Kylian Mbappe ishte titullar në ndeshjen e Francës e 1 shtatorit ndaj Bosnje Hercegovinës për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”. Sipas njoftimit të Federatës franceze, sulmuesi i PSG ka braktisur përfaqësuesen për shkak të një dëmtimi në pulpën e djathtë të këmbës.

Sot, stafi i francezëve nuk zbuloi ndonjë dëmtim të rëndë dhe nuk dëshironin të rrezikonin sulmuesin. Sulmuesi 22- vjeçar do të humbasë kështu automatikisht dy takimet e radhës kualifikuese me Francën, përballë Ukrainës dhe Finlandës, por edhe dy takimet e para të Paris SG pas pauzës.

Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së pestë përballë Clermont dhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve përballë Club Brugge. Me këtë ndalesë, lojtari ka humbur 10 ndeshje me Francën në dy vjet për shkak të dëmtimit ose infektimit me COVID-19.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca mbappe psg franca mbappe psg

Sondazh

Poll