Sport

VIDEO / Ndërhyrje horror ndaj Messit. Martinez dhe dy Correjat shënojnë për Argjentinën, 21 ndeshje pa humbje

3 Shtator 2021, 09:17 Nga DOSJA

VENEZUELA – Në mëngjesin e sotëm, Argjentina mposhti 3-1 Venezuelën në transfertë, në ndeshjen e parë të shtatorit, e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”. E udhëhequr nga kapiteni Messi, “albicelestët” krijuan menjëherë epërsi dhe e dominuan lojën. Nga ana e saj, Venezuela u përpoq të ndërmerrte veprime të shpejta për të befasuar Argjentinën, por nuk mundi të krijonte rrezik real.

Në minutën e 32-të të ndeshjes, mbrojtësi venezualian Adrian Martinez i Deportivo La Guaira, i cili kishte hyrë në fushë në minutën e 25-të, kreu një ndërhyrje horror ndaj Lionel Messit, duke nuk kursyen fare tibian e këmbës së majtë të yllit argjentinas. Duke rënkuar nga dhimbjet, pas 5 minutash, kapiteni 34-vjeçari i Argjentinës u ngrit duke çaluar disi, por me kalimin e minutave iu  kthye normalitetit dhe luajti me kohë të plotë.

Fillimisht, gjyqtari uruguajan Gonzalez, i akordoi vetëm karton të verdhë për mbrojtësin e dhunshëm venezuelian, por ndërhyri VAR dhe pasi u panë pamjet, gjyqtari ndryshoi mendim, duke i akorduar direkt kartonin e kuq.

Në prag të pushimit, Lautaro Martinez (45’+2) hapi rezultatin, duke shënuar golin e parë. Aktivizimi i Correas në vend të Angel Di Marias, pas 60 minutash i dha tjetër gjallësi ekipit të Scalonit. Joaquín Correa thelloi epërsinë në minutën e 74-t, ndërkohë që vetëm pas tri minutash, Joaquín Correa e çon 3-0 rezultatin për Argjentinën.

Soteldo (90’+4), më i miri për Venezuelën, u rrëzuar përtokë, gjyqtari nuk pa gjë, por VAR sinjalizoi dhe penallti. Me stilin ‘Panenka’ ai shënoi golin e nderit, në një ndeshje, e cila përfundoi 3-1 për Argjentinën, e cila tani rregjistroi 21 ndeshje pa humbje.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport adrian martinez argjentinën joaquin correa kapiteni messi lautaro martinez venezuela adrian martinez argjentinën joaquin correa kapiteni messi lautaro martinez venezuela

Sondazh

Poll