Sport

Mungesa ndaj Hungarisë dhe probleme me rezultatet, FSHF kërkon ndihmën e tifozëve,publikon çmimet e biletave

3 Shtator 2021, 10:18 Nga DOSJA
Mungesa ndaj Hungarisë dhe probleme me rezultatet, FSHF kërkon

SHQIPËRI– Humbja ndaj Polonisë me shifrat 4-1 ka ndërlikuar disi pozitat e Shqipërisë në klasifikim por edhe në psikologjinë e kuqezinjëve. Më datë 5 shtator, kuqezinjtë do të luajnë ndaj Hungarisë në Elbasan Arena mes një mori mungesash. Trajneri Reja do të duhet të bëjë llogaritë pa Hysaj, Bare, Gjasula e Manaj, të cilët u ndëshkuan me kartona në Varshavë.

Në një moment të tillë, lojtarët kanë nevojë për përkrahje dhe FSHF ka nxituar të dalë me njoftim për biletat në duelin ndaj Hungarisë dhe çmimet variojnë nga 1000 lekë në 15000 lekë. Shitja po bëhet në dyqanin zyrtar të FSHF pranë Air Albania, si dhe në biletarinë në “Elbasan Arena”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fshf hungaria shqiperia fshf hungaria shqiperia

Sondazh

Poll