Sport

“Është porositur nga njerëz të fuqishëm”/ Pranoi Shqipërinë, në Kosovë ende e quajnë “tradhëtarR

3 Shtator 2021, 16:53 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që aktivizohet me Empolin në Serie A vazhdon të sulmohet në Kosovë. Mbrojtësi 24-vjeçar i lindur Majac në një fshat në Podujevë, pranoi të përfaqësonte Shqipërinë në vend të Kosovës.

Pas disa kërcënimeve, tani avazi ka vazhduar edhe pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Polonisë. Në një prej faqeve sportive si “Fansat e Futbollit Kosovar” që ndiqet së tepërmi është parë e arsyeshme që Ardian Ismajlit t’i mbulohet fytyra pasi cilësohet si “bukëshkelur” dhe “tradhtar”. Menjëherë pas këtij postimi ka reaguar edhe vetë babai i futbollistit, Ilmi Ismajli.

POSTIMI I ILMI ISMAJLI-t
“Të dashur vëllezër. Ne si familje dhe në veçanti Ardian, që kur ka zgjedhur Shqipërinë kemi kaluar periudha të vështira që nga kërcënimet, fyerjet, etiketimet më të ulëta që i bëhen një lojtari dhe familjes së tij. Po vazhdojnë ende. Besoj se është e porositur nga njerëz të fuqishm. Ne nuk kemi zgjedhur që të luajmë për shtet armik, por për nënën Shqipëria e cila është e gjithave, e Kosovës dhe trojeve shqiptare. Këto veprime të ulëta vetëm sa na forcojnë më shumë”, shkruan Ilmi Ismajli.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ardian ismajli shqiperia ardian ismajli shqiperia

Sondazh

Poll