Sport

Ish-boksieri legjendar Luan Krasniqi, propozohet për Ambasador në Gjermani

3 Shtator 2021, 09:37 Nga DOSJA

KOSOVE – Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ish-zv.ministri Gani Dreshaj, ka shkruar se “Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashtu siç ka bërë edhe miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.”

Duke qenë se Beqë Cufaj është larguar nga detyra si ambasador i Kosovës në Gjermani, Dreshaj propozon që vendin e tij ta zejë Luan Krasniqi, një figure e cila do të mirëpritet dhe do të përfaqësojë Kosovën me dinjitet në Gjermani.

“Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tiij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.

Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani.

Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashti siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.

Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë.

Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin!,”- ka shkruar ish-zv.ministri Gani Dreshaj.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport beqë cufaj ish-zv.ministri gani dreshaj luan krasniqi beqë cufaj ish-zv.ministri gani dreshaj luan krasniqi

Sondazh

Poll