Politike

Edi Rama: Mund të presim deri në 4 mijë afganë, shpenzimet nuk i paguajnë shqiptarët, futja në kamp do të ishte çnjerë

2 Shtator 2021, 21:13 Nga DOSJA
Edi Rama: Mund të presim deri në 4 mijë afganë, shpenzimet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se kapaciteti i Shqipërisë është që të presë deri në 4 mijë emigrant afganë. I ftuar në “Opinion”, i pyetur për shpenzimet e tyre se kush i paguan, Kreu i Qeverisë tha se ka rënë dakort që ato të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Në lidhje me futjen e emigrantëve në kamp, Rama tha se është diskutuar një mundësi e tillë, por nuk e ka pranuar, pasi e ka konsideruar çnjerëzore.

“Shpenzimet e afganëve nuk do të jenë të taksapaguesve shqiptarë dhe kemi aptur dakordësi të plotë që për sa u përket shpenzimeve këto entitete, qeveria amerikane apo kushdo që merr përsipër do të mbulojnë shpenzimet e tyre. Kemi bërë ekzaktësisht atë që bëmë më familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, nuk kemi pranuar të ngremë një kamp. Unë kam thënë që kampe në Shqipëri për refugjatët nuk ka. Futja në kamp është çnjerzore për ta dhe krijon problem edhe për Shqipërinë, shoqërinë tone,”- tha Rama.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2021, 20:53

TIRANË- Ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla i është besuar nga Kryeministri Edi Rama detyra e kryetares së Parlamentit.Kryeministri Edi Rama, i ftuar ...

Politike 2 Shtator 2021, 20:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën Ballkani i Hapur. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është shprehur se në nismën e ndërmarrë bëhet fjal...