Aktualitet

3 Shtator 2021, 05:47 Nga DOSJA

DURRËS– Makina e inspektorit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:25 në lagjen numër 17, përballë banesës së Kastratit. Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur lëndën plasëse tritol, e cila pas shpërthimit ka lënë vetëm dëme materiale. Ishte vetë Kastrati ai i cili pa mëngjesin e sotëm mjetin e tij të dëmtuar.

Polici u zgjua dhe në momentin kur ndodhi shpërthimi mirëpo pasi bëri një kontroll në zonë, pa që nuk kishte ndodhur asgjë. Teksa po nisej për punë këtë mëngjes, ai pa që mjeti ishte me dëme. Kastrati njoftoi menjëherë kolegët e tij.


Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me punën e policit mirëpo grupi hetimor është ende duke punuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë.

Kjo nuk është hera e parë që sulme të këtij lloji dhe më të rënda i kanë ndodhur një personi që punon apo punonte në policinë e shtetit. Një javë më parë, u ekzekutua me armë zjarri në makinën e tij ish-polici në Malësin e Madhe, Sokol Çelaj. Atentati me armë zjarri iu bë pranë banesës së tij, teksa ndodhej në mjet me bashkëshorten, e cila fatmirësisht nuk mori asnjë plumb. Për këtë ngjarje ende nuk është vënë asnjë person në pranga.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres lulzim kastrati tritol makines se policit ne durres durres lulzim kastrati tritol makines se policit ne durres

Sondazh

Poll