Bota

PROFIL/ Kush është udhëheqësi i talebanëve, udhëheqës fetar deri te kryegjyqtar, jeta e tij ndër vite

2 Shtator 2021, 20:47 Nga DOSJA
PROFIL/ Kush është udhëheqësi i talebanëve,

AFGANISTAN- Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada, i cili pritet të jetë në krye të qeverisë së re që do krijohet në Afganistan është një studiues fetar nga Kandahar. Fakti që ai vjen nga fortesa tradicionale e talebanëve ka të ngjarë të kënaqë luftëtarët e rangut të lartë.

Në vitet 1980, ai ishte i përfshirë në rezistencën islamike kundër fushatës ushtarake sovjetike në Afganistan, por reputacioni i tij është më shumë i një udhëheqësi fetar sesa i një komandanti ushtarak.

Ai ka qenë një figurë e lartë në gjykatat talebane për vite me radhë dhe besohet se ka nxjerrë vendime në mbështetje të dënimeve islame, të tilla si ekzekutimet publike të vrasësve të dënuar dhe kurorëshkelës.

Ai shërbeu si zëvendës i shefit të mëparshëm talebanë Akhtar Mohammad Mansour, i cili u vra në një sulm me dron amerikan më 21 maj të vitit 2016. Ndërkohë që ky i fundit e quajti atë si pasardhës në testamentin e tij.

Talibanët e quajtën emërimin e ri unanim, megjithëse ata bënë të njëjtën gjë kur Mulla Mansour mori detyrën para Akhundzadas. Nënkryetar i talebanëve është vendosur Sirajuddin Haqqani, i cili është i njohur si udhëheqës i rrjetit famëkeq Haqqani dhe është fajësuar për një sërë sulmesh të përgjakshme brenda Afganistanit në vitet e fundit.

I lindur në rrethin Panjwai në Kandahar, Hibatullah Akhundzada u bashkua me talebanët kur grupi u krijua pas tërheqjes së trupave sovjetike.

Sipas Gharzai Khwakhogi, një komentator politik: Hibatullah Akhundzada ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij brenda Afganistanit.

Kur talebanët pushtuan krahinën perëndimore të Afganistanit, Farah, ai u vu përgjegjës
për luftimin e krimit në zonë. Më vonë, Hibatullah Akhundzada u emërua në gjykatën ushtarake të talebanëve në Kandahar dhe më pas si kreu i gjykatës ushtarake në provincën lindore Nangarhar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hibatullah akhundzada udheheqesi i talebaneve hibatullah akhundzada udheheqesi i talebaneve

Sondazh

Poll