Bota

Vaksinat Johnson and Johnson të derguar nga Afrika për në Evropë, kthehen mbrapsht

2 Shtator 2021, 20:11 Nga DOSJA
Vaksinat Johnson and Johnson të derguar nga Afrika për në

AFRIKË- Një marrëveshje ku Johnson & Johnson (J&J)  do dërgonte doza të vaksinës COVID -19 në Evropë që ishin paketuar në Afrikën e Jugut është pezulluar. Reuters shkruan se drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha muajin e kaluar se ai ishte “i mahnitur” nga marrëveshja, pasi Evropa ka norma shumë të larta të vaksinimit ndërkohë që as njerëzit më të prekshëm në shumë vende afrikane nuk janë vaksinuar ende.

Në atë kohë Komisioni Evropian e përshkroi atë si një marrëveshje të përkohshme. Dozat e paketuara nga partneri i J & J i Afrikës së Jugut, Aspen që ishin dërguar në Evropë do të ktheheshin mbrapsht,  tha i dërguari i Bashkimit Afrikan Strive Masiyiwa në një konferencë për shtyp.

J&J kishte dërguar më pak se 20 milionë doza në Evropë, dhe se ndalimi i dërgesave ishte pjesërisht për shkak të ndërhyrjeve të Presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Sipas kontratës së saj me J&J, Aspen importon substancën e drogës për vaksinën nga kompania farmaceutike amerikane dhe e paketon atë. J&J ka një marrëveshje dypalëshe me Afrikën e Jugut për ta furnizuar 31 milion doza vaksine dhe një kontratë të veçantë me BE-në për 220 milion doza me një mundësi për 180 milion të tjera.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cyril ramaphosa obsh strive masiyiwa tedros adhanom ghebreyesus ursula von der leyen cyril ramaphosa obsh strive masiyiwa tedros adhanom ghebreyesus ursula von der leyen

Sondazh

Poll