Bota

Shkatërrim total nga Uragani Ida, humbin jetën 25 persona, New York-u mbulohet nga uji

2 Shtator 2021, 20:25 Nga DOSJA
Shkatërrim total nga Uragani Ida, humbin jetën 25 persona, New York-u

SHBA- Videoja e mësipërme tregon gjendjen në qytetin e New York-ut ditën e sotme, si pasojë e uraganit Ida. Videoja e publikuar nga CBS tregon përmbytjet në të gjithë New York-un. I gjithë qyteti është i mbuluar nga uji, ndërkohë që po sot është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Deri tani në përmbytje kanë humbur jetën 25 persona, ndërsa janë shkatërruar mijëra shtëpi dhe lënduar shumë persona.

Ida arriti në tokë herët të Dielën, në 16 vjetorin e Uraganit Katrina, si një uragan i rrezikshëm i Kategorisë 4 me erëra 150 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganëve. Që nga ora 10 e mëngjesit, Ida ishte një stuhi e Kategorisë 2 me erëra 110 mph, dhe qendra e saj ishte rreth 25 milje në perëndim-jugperëndim të New Orleans dhe po lëvizte në veriperëndim me rreth 10 mph.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytet new york uragani ida permbytet new york uragani ida

Sondazh

Poll